BREGDETI JUGOR

Bregdeti jugor,
një dhurim qiellor,
me ullinj e portokalle,
me perëndime ngjyrë alle,
me treqind ditë diell prarues,
me net hënore dhe yje vezullues,
me hije palmash dhe aromë dafine,
me brigje të blertë dhe det blu-marine,                                 
me mjaltë lule cfake dhe bukë pala fiku, ___________
*__________
me peshk gjithë llojesh dhe bronzim korriku, __________________
me këngë iso dhe brigje kaltëroshe ku rreh vala,_______________
me djem shtat - peshku dhe me vajza trup - ngjala,_____________
me kohën që të shkon sikur po bën shëtitje në përrallë,__________
me truallin si vargje poezie të vendosura përmbi shkallë, ________
ku nga Llogarai te Qafa e Botit, ndjehesh bir i llastuar i zotit.______

 


Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145