DREQI I ZI

Pëllumbesha bukuroshe
kishte rënë në mërzi,
se një korb forcërisht
e paskëshe përdhunuar.
Kërkoi mendim,
ta denonconte dreqin e zi,
nga shoqja e ngushtë,
sorra e shëmtuar:
Moj motër ta dish,
se nuk ka më keq
kur tjetri me forcë
të ul dinjitetin.
Si të ekspozohem,
në gjyq me atë dreq,
që pa dëshirën time
bëri ç’farë deshi?...
Sorra e shëmtuar,
krejt pa përvojë
në skena të tilla
intime me meshkuj,
u mendua duke shijuar
gjuhën në gojë,
dhe së fundi nxori
mendimin e pjekur:
Fajin e ke vet
që s'di të mbrohesh,
nga dëshira përdhunore
e nje palo dreqi.
Unë kam gjithë jetën
që pres të më afrohet,
pa le të bënte me mua
ç’t’i donte kokrra e qejfit!...

Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145