FATI I QENIT

Tani qentë u lehin pak njerëzve, më shumë qenve.
Kanë vetëm xhelozi rivalitetin në përkëdhelje.
Bashkitë propozojnë kampe trajtimi për qentë rrugaçë,
kur njerëzve të rrugës, u thuhet vetëm “Plaç!”
Më mbetën sytë te një fëmijë copa-copa,
lëpinte buzët para qenit që hante biskota.
Zagarët zbuten të shëtisin në vetura,
ndërsa turma zhelanësh, gdhihen nën ura.
Në plazhe tok me pushues, lahen buçe dhe kone.
Okupojnë tryeza, karrige dhe zhezlonge.
Ndodh qen ujqër, bëhen partnerë femrash yje,
duke sfiduar meshkuj, me elegancë bukurie.
S’të shpon veshin si dikur, thumbi i hostenit,
po të tha tjetri, “Paç fatin e qenit !”
Nuk paragjykoj asesi, miqësinë me kafshët.
Por theksoj humanizmin për njerëzit e varfër...

 

 


Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145