KRIMBI PREJ TYMI

E nisa cigaren
të ngjasoja me burra,
duke lëshuar ngado
shtëllunga tymi.
Një oxhak nga goja,
dy nga hunda,
derisa përbrenda
më hyri krimbi.
E nxora krimbin
me vuajtje pa derman,
se më thanë, nga vajzat
s’je i zgjedhur.
Ato largohen nga era
alkool e duhan
dhe po të panë
me gishta të zverdhur.
Vajza që zgjodhi mua,
erëmonte duhan
dhe para saj
mbeta i ngrirë shakull.
Hetova prostitutën
kudo mbi fustan
dhe i futa duart
mos ishte mashkull.
Ajo tha befas,
ku të duash më kap,
cigare mos kërko,
se s’kam të të jap!
Ia ktheva:
Mos të pafsha sytë kurrë,
se femra era duhan
s’më bën për burrë!
Por shokët e qortuan
paragjykimin tim
dhe thënie proverbiale
më sollën në kujtesë:
Te prosti me cigare
po prishe djalërinë,
çmon më mirë
vlerën e gruas në martesë.
Kur krimbi u ngjit te vajzat,
si tifozëri e sportit,
gjeta një si vetja,
me duhanin armik alergjie.
Se mund të mbetesha
t’i ndez cigaret prostit,
si beqar i shpërfillur
nga çdo vello nusërie...

 

Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145