MË JEP FAQEN SE PLASA

“-Më jep faqen se plasa!
-Jo se na sheh bab’ Hasa!”(Popullore)


Vërtetë ajo dashuri ishte me siklet,
kur vajza s’e jepte faqen për kiamet,
por dhe dashuria e sotme ka minus,
që të lejon të pish menjëherë në pus. 

Nëse do të arrihej qielli menjëherë,
disa njerëz Tokën do e kishin dhjerë,
do të bënin dashuri në çdo planet,
do linin me barrë dhe Hënën vetë.

Do mbushej kozmosi me satelitë,
Do pengohej Dielli të hidhte dritë.
Dhe në mizërinë me satelitë kopila,
S’do dihej ati, biri, nëna dhe bija 

Shyqyr nuk fluturon djali si zog,
që të përgjigjet para vajzës në tokë.
Se po kaloi pragun e qejf venusit,
koka i lidhet padashur te litari i pusit.


Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145