Ç’MË THUA, Ç’MË THUA ?

 

O, sa shpejt më shkon dita tek ti!

Dielli më fluturon si zog pendëverdhë!

Mbeta, i magjepsur me ty në dashuri,

nën hijen e fikut tënd të ëmbël në verë.

 

Ke ulur për mua, të gjitha degët e tua,

aq sa lash nën hije, të gjithë kohën time...

Bëj të iki nga ëmbëlsia e pemës që dua,

po asnjë nga gjymtyrët nuk më bindet.

 

Me thërresin disa zëra pune, diku tutje,

më thonë, eja, pra, eja se mbete prapa!...

Po ti më ke mbuluar me gjethe puthjesh,

që s’më lëshojnë kurrsesi, pa rënë nata.

 

Më ler se zogu i verdhë, u bë pendëblu,

dhe ndriçojnë tani vetëm kokrrat e tua!...

Të qëndroj pranë teje, të fle me ty këtu?...

Ç’më thua, moj pemë e ëmbël, ç’më thua?

 

Ç’më thotë fiku i çarë i buzëve të tua?!...

 


Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145