STINËT E NJERËZVE

Njerëzit preferojnë ti kenë stinët

si fëmijët përdore.

Dikush argëtohet me verën,

dikush me vjeshtën e pemëve.

Të tjerë duan dimrin e butë

të peizazheve me foto bore.

Pranverën e duan të gjithë,

si vajzën para disa djemve.

 

Unë i dua të tëra stinët,

siç i sjell qielli me rrotullime.

Dua te secila të gjej veten

kur toka i tregohet diellit.

Të marr nga pak frymëzim

për të shijuar kohën time,

siç shijon planeti ynë

larminë e klimave të qiellit.

 

Por stinët shfaqen dukshëm

edhe në natyrën njerëzore,

kur goja çel lule jasemini,

apo skuq mollë bujarie.

Mua më shkaktojnë neveri

vetëm ato stinë gojore,  

që u hedhin rrufe të tjerëve

me dimrin e fjalëve të tyre.

 

Dhe urat mes gojëve

shembin një nga një

për të lënë pellgje shiu

me tharje të vonuara

apo ngrenë duna rëre

me shkretëtira pa zë,

ose ngulin thika fjalësh

me plagë të pashëruara.

 

Kush i ka mallkuar këto gojë,

të vjellin stinë të helmuara?...


Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145