TRADHTIA E LEJUAR

Unë dashuroj sinjalin e internetit,
gruaja do marrëzisht televizorin.
Prej tyre s’na shkul dot as kiameti,
kur ne plqejmë kuçkën dhe horrin.

Sipas Biblës e Kuranit quhet tradhti,
kur mendon një grua a burrë të huaj,
ose kur të pëlqen dhe e ndjek me sy,
sepse bën mëkat njësoj, pothuaj.

Turqit dhe brazilianët mustaqespicë,
po ma çojnë gruan deri në lotim.
Mua më trokon zemra me patericë,
kur vajzat e internetit thonë:“Shpirti im!”

Shyqyr zotit këto dy lloj dashuri,
mbeten mbyllur brenda ekranit,
ndryshe do plaste sherri në shtëpi
dhe çdo ditë me ne do bëhej nami.

Por ndonëse të pavarur e të lejuar,
zgjedhim të lirë në kutitë e qelqit,
pasi dëshirat vetjake kemi votuar,
ndjenjat shkojnë në favor të dreqit...

 

 


Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145