S'KA PËRDHUNIM TEK         PËR TEK


        Në atë kohë isha shef në drejtorinë arsimore të rrethit N. Dhe ç’është vërteta, ca nga mosha ime mbi të pesëdhjetat dhe ca nga autoriteti i detyrës, u shmangesha bisedave me kolegët e afërt për femrat dhe seksin në përgjithësime kolegët e afërt, por as nuk lejoja të hapeshin në praninë time muhabete të kësaj natyre.tilla.
MirëpoPor ndodhi të dëgjoj padashur një ditë kur isha duke biseduar me Agroni, një mësues, që e quaja mikun tim më të mirë, për shkak se ishte disenjator i përkryer dhe më bënte shumë punë të ngarkuara prej meje për ngritjen e kabineteve të shkollave të fshatrave. Atë çast Kkaloi aty përballë dhe më përshëndeti një mësuese bukuroshe e quajtur DritaKozeta. Sapo ajo u largua ca hapa, Agroni, mori guximin e më tha:
-Shef, me bukurinë dhe trupin që ka kjo zoçkë, ka rrezik edhe ty në këtë moshë të të bënjë edhe një herë prapë djalosh !...
Unë e kundrova ashpër duke marrë edhe në fytyrë një pamje zemërimi.
-Me keë po flet ti, Agron!... - i thashë rreptë.
Ai vuri buzën në atë gazin e tijvet çapkën, ku i formoheshin në fytyre ca hijeshi mjaft të këndshme për një burrë të moshës njëzetetetë vjeç.
-Me shokun, - tha gjithnjë duke qeshur. –- jo me shefin. Vërtetë fillojnë të dyja me “sh”, po ti vetë meë ke thënë vetë se për me mua e ndan shokun nga shefi...
Nënqesha lehtas padashur.
-Sidoqoftë, kam pasur parasysh biseda e marrëdhënie konfidenciale shoqërore, por jo muhabete për dëshirash femërore, - u rreka ta zbut tonin.
Ai mori guxim nga ndryshimi në fytyrën time atë çast dhe vijoi:
-Do të të tregoj ty një çudi që nuk ia kam thënë askujt...
-Prapë, për femra e ke fjalën?
- Jo për femrat në ppërgjithësi, po për këtë KozetënDritën, kur i shkova një natë në dhomë me urdhrin tënd...
-Ore djalosh, mos ke pirë gjë ti sot ? –- e pyeta i mahnitur duke shqyer sytë mbi fytyrën e tij aq të qetë e aq të eksituar nga kënaqësia që ndjente për të po treguaronte bëmën e tij entuziaste me atë bukuroshe, dukehe trilluaronte pa pikë kujdesi, sikur i kishte shkuar asaj me urdhrin tim.
-Po, po shef, me urdhrin tënd i shkova! Pak ditë pasi kishe thirrur gjithë drejtorët e fshatrave në sallën e mbledhjeve te drejtorisë, dhe u the, po erdhi Agroni në shkollën tuaj të bëjë maketin për materialet që duhet të siguroni dhe nuk, i krijuat kushtet të punojë, jo vetëm që do të viheni para përgjegjësisë, por edhe do t’i bëni të gjitha stendat me shpenzimet tuaja te reparti pikturës së komunales.
M’u kujtua ky urdhër i prerë që kisha dhënë atëherë për shkak të zvarritjeve që po ndodhnin me kabinetet nëe disa shkollave.
Agroni vijoi duke marrë zemër siç duket edhe nga ndërmendja ime për të sjellë në kujtesë atë çka që tha ai:
-Ishte pasdite vonë dhe. Tta them troç, i shkova Kozetës me qëllim, duke i thënë se sapo kisha mbaruar me shkollën e fshatit aty pranë dhe duhej të mbaroja maketin e saj patjetër atë mbrëmje e maketin e të shkoja nesër, sipas urdhrit tuaj të prerë, në zonën tjetër të rrethit. Nxitja më ziente përbrenda prej kohësh se Mmë kishte thënë një shoku im që punoi dy vjet me tëtë në shkollën e Malgorës se e kishte pasur si grua. Kjo më kishte mbetur gozhdë në tru, derisa ta shkulja dhe unë atë gozhdë mashkulli nga truri e ta mbërtheja në dyshemenë e gozhduar shumë herë të kësaj femre bukuroshe që më tërbonte kur e shihja...
-Nuk kam aqshumë kohë të lirë sa tëa të dëgjoj deri në fund dhe as dëshirë për këtë bisedë, - ia preva fjalën përgjysmë, ndonëse më ishte ndezur kureshtja si atij telespektatorit që fillon të shohë një film pa dëshirë dhe pastaj ngjarja i tërhieqet të gjithë vëmendjena e tij nga ajo ngjarje.
- E mbaroj shpejtë, shef, se nuk është shumë e gjatë, - tha Agroni duke ndjerë një dëshirë të papërmbajtur për ta zbrazur tek unë atë ngarkesë emocionale të mbledhur në kujtesën e vet. –- E që t’i bie shkurt, shkuam në dhomën e saj, te një kthinë në mes të dy klasave, ku kishte stufë të ndezur dhe dru të prera. Ishin dy krevat dhe në mes ndodhej një tavolinë pune. Aty ajo flinte me shoqen e vet, që atë natë kishte shkuar te prindërit në qytetnë Korçë dhe unë e kisha marrë vesh para se të nisem. Më bëri shpejt një kakao dhe u ul përballë me interes te dukshëm për të parë skicimet e maketit. Mua më dridheshin duart e me rrihte çekiçiani në tru për t’i hapur me një puthje të tërbuar ato dy buzët e saj të ngushta që shtrëngoheshin kotnasikot, teksa e dija mirë se shoku im ia kishte shpërveshur e lëpirë si karamele mente për dy vjet me radhë.B Nejse, i thashë Kozetës t’i vinte një gazetë dritares me kortina, se mund të kalonin prapa shkollës fëmijë kureshtar nga fshati e s’do na linin për të punuar. Ajo hapi një gazetë “mësuesi” dhe cepat e saj i nguli te dy thumbat që mbanin kortinat e ngushta. Pas kësaj nuk durova dot, po e mbërtheva fort dhe e putha si i ndërkryer me të gjithë afshin e mbledhur prej kohësh.
Nuk kundërshtoi energjikisht siç ndodh rëndom me vajzat. Por tha vetëm: “Ore, djalkë, lojte ti ?... Për këtë ke ardhur këtu, apo për maketin ?” -Për të dya, - i thashë duke marrë frymë sikur brenda asaj dhome kishte shterur ajri krejt, - kam kohë që vdes për ty, nuk e ke kuptuar që kur jam ndodhur përballë, të kam vështruar sikur kam dashur të të rrufis të tërën? ... “Shko rrufis atje ku të japin të për të rrufitur ! - tha dhe lëvizi nga vendi për të dalë nga boshllëku i ngushtë mes krevateve.”
-Mos luaj që aty, se për atë zot, sonte bëhet njëra ! - i thashë dhe e ula nga supet me fuqi. “Çfarë? - shqeu sytë ajo, - do më kapësh me zor ?” -Po s’deshe me të mirë, edhe me pahir! - i thashë prerë. - Unë sonte e kam vendosur, o bëj timen, o lë kokën këtu në duart e tua, të shkosh ta mbjellësh te kokëlakrat e fshatit që të mos kuptohet se ka ndodhur krim... Ajo nënqeshi lehtas nga shprehja ime, po u ngrys shpejt në fytyrë. “Me kokën tënde s’kam punë unë, - tha vendosmërisht, - por duhet ta dish mirë se po bëre shaka të përdorësh forcën dhe më hipe kacabunjtë në kokë, unë bëhem një egërsirë që t’i shkul ato që ke përposh, siç shkulen karotat e kopshtit e t’i jap në dorë ! “E shikova me habi duke menduar ku mund ta gjente ajo prashitëse e rëndomtë tërë atë fuqi shkulëse. Dhe i thashë: - Mbase nuk shkon puna deri aty, po merremi vesh si njerëz, si të rinj që kemi nevojë për njëri tjetrin dhe fati e solli te takohemi sonte vetëm për vetëm. Ajo më vështroi një çast në kokërr të syrit dhe më pyeti duke më tërhequr të gjithë vëmendjen: “Kush të dërgoi të vish sonte tek unë për këtë gjë?”... Askush, vetëm zemra ime, ia ktheva. Ajo ia bëri: “Hmm! Ju djemtë jeni jo vetëm budallenj, por edhe llafazanë të liq, që merrni nëpër gojë vajzat e doni të bëni prova me to, sikur ne jemi bostane për tu shitur me thikë!” -Mos e paça kokën, në di gjë nga këto që thua, - u mundova ta bind sikur vërtetë nuk dija gjë se ajo kishte shkuar me shokun tim. “Leri këto, më tha prerë, vazhdo me maketin, se do shkojmë bashkë te kryeplaku të të gjejë bazë për të fjetur!” Ç’bazë, moj, - i thashë gjithë tangërllëk, është krevati i parajsës bosh këtu pranë teje dhe unë të shkoj të tartabiqet e fshatit?... “E ke gabim, i kanë shtëpitë më të pastra se ne !” u mundua të më sigurojë kot ajo. - Mirë, mirë, i thashë duke lëshuar avull nga trupi, po më lër ta nxjerr të paktën me puthje dufin që më është mbledhur përbrenda qëkur kam parë për herë të parë bukurinë tënde... “ Duf ! - qeshi ajo me ironi të dukshme - ju meshkujt bëni puf kur femrat nuk ua varin dhe kur gjeni kuçka që u vijnë pas oreksit silleni me to si maskarenj!”
Nuk prita më po e mbërtheva edhe një herë fort, e shtriva në shtratin e saj dhe i hipa përsipër me të puthura përvëluese. Thashë ta eksitoj shumë, derisa të dorëzohej vetë. Po për atë Zot, që thonë se na vështron lart nga qielli, nuk lashë gjë pa bërë, që në çastin kulminant të futesha mes këmbëve të saj, por ishte e pamundur. Ajo rrotullohej si ngjalë dhe unë gjendesha gjithmonë anash si kërcu i hedhur tutje. Ia grisa të brendshmet ia bëra copë. Më linte të bëj gjithçka, por kurrsesi mbërthimin e gozhdës në dyshemenë e saj. Ky ritual i tmerrshëm u përsërit deri afër mëngjesit, kur me shkulma e tërsëllima të pandalura kuptova më në fund se arritja e qëllimit final me përpjekje njerëzore nuk ishte e mundur kurrsesi. Unë isha bërë qull disa here brenda vetes, turfulloja si ai langoi kur i ka shpëtuar gjahu nga thonjtë dhe vura re se te dritarja filloi të zbardhej. Më shkoi mendja se ajo duhej të më kishte parë diku bashkë me shokun që më kishte folur për të. Pra, ishte e kotë të zgjatesha. Duhej t’ia mbathja patjetër qe të mos merrej vesh në fshat se e kisha gdhirë në dhomën e vajzave mësuese. U çova krejt i shkatërruar nga pagjumësia e lodhja dhe thashë me vete i dëshpëruar, nuk ka përdhunim të femrës së rritur tek për tek, po nuk u thye vet ajo në një çast delikat...
U gatita, duke i hedhur nja dy grushte ujë fytyrës dhe i thashë Kozetës: Paske qenë vajza më katile e më pashpirt që më kanë parë sytë deri sot ! Hap drynin e derës së jashtme se do dal !... “Prit, sa të të bëj një kakao!“ tha ajo dhe shkoi te stufa. Më bëj një helm që ta pi me etje, se vetëm atë më le të bëj sonte, ia ktheva. Ajo qeshi dhe tha: “Hajt, hajt, se ti dhe ca si ti duhet të merrni mjaft mësime, derisa të kuptoni se vajzat nuk i kanë bërë nënat e baballarët lodra për t’u tallur e për të kaluar kohën ju me to, po për ti bërë shoqe jete.” Me këto fjalë të një logjike femërore të pastër, ajo më vuri në dyshim edhe gozhdën e mikut tim. Ndoshta dhe atij qyqarit i ishte shtrembëruar gozhda pa arritur ta mbërthente në dyshemenë e ashpër të kësaj femre të pathyeshme, prandaj donte të provonte, duke dërguar aty çekiçë të tjerë më të fuqishëm. Pasi më shoqëroi deri te dera e jashtme, Kozeta më dha vetë aty një puthje, e cila mu duk si ajo lëmosha që i jepet lypsjarit për ta hequr qafe.
Këtu Agroni e mbylli shpalosjen e kësaj mbrese të hidhur të jetës së tij dhe unë nga pozicioni i shefit kësaj here i thashë me ton autoritar:
-Sinqeriteti impresionues me të cilin ma tregove këtë ngjarje, ka për të mbetur mes nesh, por ai nuk të shfajëson për raste të tjera. Prandaj s’ke për të shkuar më nëpër kabinetet e shkollave pa shokët e ekipit që kam caktuar unë !...
-Mos e diskuto, zoti shef, unë mora mësim për gjithë jetën, nga kjo femër që sapo kaloi, - tha ai përfundimisht.