FUSTANI ME PALA

 
 
Tjetër perri si ajo, s’kam parë,
as nuk besoj të shoh më kurrë.
Pas asaj, marrosej çdo djalë,
çmendej keq edhe çdo burrë...
 
Këndonte më ëmbël, se kanarina, 
kur e dehja me tinguj fizarmonike.
Zëri saj, më linte në zemër vrima,
Sytë e mi, i linin buzës rreze drite.
 
Kur tunde fustanin e hollë me pala,
në gji i kërcenin dy kokrra dardhë,
kur dridhte trupin e hajthëm si ngjala,
zbulonte kërcinj topolak të bardhë.
 
E shoqërova rrugës së pyllit në gusht,
kur ktheheshim nga një aktivitet kulture.
Papritur, reja nxiu pyllin, me muzg,
ajo u tremb, më hodhi krahun mbi supe.
 
Aroma vajzërore befas më tërboj,
m’u rrëqeth me dridhma krejt trupi,
lëngjet m’u thanë brenda në gojë
dhe s’kuptova, e putha apo më puthi.
 
Ajo ndjeu dobësi dhe zura ta shtri,  
ku bari jeshilonte hijeve nën drurë.
Të shijoja nektarin, tek një perri,
shans si ai, s’do më vinte më kurrë. 
 
Pa hequr fustanin e hollë vajzëror,
shkova, ku kish shkuar vetëm zoti,
se vura re, i druhej aktit zhvirgjëror, 
pasi i rrëshqitën faqeve, ca pika loti.
 
Në ngazëllim të dyanshëm dëshirash,
s’mund të gazmoja, kur qante përlotur.
Duhet të jesh me shpirt egërsirash,
epshin me rrëke lotësh, për ta shuar.
 
M’u dhimbs, se aty qe kapur ngushtë
dhe me dy-tri thika zemre, e fala...
U çova në këmbë të niseshim për udhë,
duke i ulur mbi gjunjë fustanin me pala.
 
Pas vitesh martese, në shikime rasti,
ajo nënqesh ëmbël, me nënkuptim.
S’e kuptoj dot, atë shprehje çasti, 
e ka tallje, mirënjohje, apo pendim?!...
 

Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145