E DASHURA E JUDES

 

 

Thuhet, Juda kish dashnore të flakës,
por dhe me të ishte krejt i pabesë.
Zhdukej mbrëmjeve, zhigolo i plakës,
çifutes tregtare, që kish para me thes.

 

E dashura priste deri pas mesnatës,
ai betohej se kish pasur punë të mëdha.
Ajo e pyeste pas çdo puthje të vakët,
mos shkonte me ato, të bordellos gra...

 

Ai përgjigjej: “Qielli ka miliona yje,
që digjen gjithë natën në gjithësi,
po i vetmi yll që digjet për ty, Zarie,
jam unë, Iskarioti, që vdes për ty”...

 

Ajo i lutej: “S’dua të më kesh rrospie,
kam muaj që të jepem vetëm ty,
më premtove me besë, nikoqire shtëpie, 
shoqet janë bërë me dy-tre fëmi !...”

 

Ai vështronte dy sytë e saj në paqe, 
dhe qeshte brenda vetes dinakërisht:
“Si pret besnikëri, kjo femër budallaqe,
kur unë tradhtova dhe të madhin Krisht!...”

 


Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145