SA KEQ MË VJEN

Sa keq më vjen
kur dëgjoj përballë,
blegërin njeriu
si dele e perëndisë,
bën beee!, beee!
me zërin pallë,
sa tund lagjen
pranë psikiatrisë.

Them me vete,
eh, mendja bën hata,
ndoshta është çmendur
prej dashurisë...
Por më të shkalluar
se ai, janë ata,
të ulur në oborr
te tryezat e kafeterisë.

Një tufë me mjekë
dhe disa infermiere,
gëlojnë të shkujdesur,
duke shijuar kafe,
pa pyetur për dhimbje
dhe potere,
kur mjetet qetësues
flenë nëper rafte.

Më vjen të çmendem
ato caste edhe vet,
të dal përjashta
te qelloj me shkop,
filxhanët e bardhe
te maskuar me fërnet,
pastaj bluzëbardhëve
t'u bie në kokë...

Le të thonë më pas,
u çmend i shkreti,
se gdhend per dashuri
rimën e metrikën,
le të ndezin infermieret
shkarpa muhabeti:
“Gjynah, që s’erdhi
të bënte praktikën!”

Se mua më qan shpirti,
aq keq më vjen,
teksa i çmenduri
fillon të ndërroj avazin,
lë delen e hungëron
ham, ham, ham, si qen,
kafshon zemrën time
me shton marazin...

 


Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145