STRUCËT E KOPSHTIT ZOOLOGJIK TË TIRANËS

Të zënë përdore
me nipin shkollar,
shkuam në kopshtin
zoologjik të Tiranës.
Edhe në atë mjedis,
djali kureshtar,
pyeste mua,
gjyshin injorant të faunës.
 
Te strucët qafëgjatë
sa njeriu të mëdhenj,
më kërkoi çudinë
për t’i shpjeguar.
Të uritur atë ditë
shpendët budallenj,
çukitnin glasat
që kishin lëshuar.
 
E sqarova se atë
anomali stomaku,
ua krijonte strucëve
vonesa në shërbim.
Kujdestarët e kopshtit
nuk i hante meraku,
ç’hanin kafshët,
kur vetë kishin ushqim.
 
Por desha t’i bëj
dhe qeverisë sqarimin,   
se ne gjyshërit shqipo
me mosha të vona,
që nuk na plotëson
shteti ushqimin,
nuk jemi strucër,  
të çukitim glasat tona!...

Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145