V L E R Ë S I M E

MADHËSHTOR PËRBALLË STUHIVE

(Kushtuar profesorit tim të nderuar, Vullnet Mato)

Si dy planete sytë e tu,
Më të bukurit përmbi dhe.
Në njërin banon pranvera,
Në tjetrin stuhitë bien pre.

Sa të gëzohen detrat oqeanët,
Sa të kanë zili yjet galaktikat !
Të përulur të largohen tinzarët,
Të zbehta shuhen para teje të ligat.

Dhe vitet inatosen me njëri- tjetrin,
Se nuk munden të të sfidojnë.
Mbete Promete mbi dallgët e detit,
Ti poet - poemë që nuk mbaron.

Kurrë, koha nuk të ka përkulur.
Në çdo zemër çon vargje lirie,
Si një lis që rrënjët ka ngulur,
Madhështor përballë stuhive.

                 HYQMET HASKO