DASHURI MIZORE

                                                       Tregim

     Në fillimet e jetës sime, unë isha një vajzë krejt ndryshe nga moshataret e mia. Kam dashur të jem e lirë si femër, që kur fillova të kuptoj se i përkas kryesisht vetes sime. Ndryshe nga ato vajza që ishin përdhunuar fatkeqësisht në moshë të re, unë e kërkova zhvirgjërimin tim, qëkur isha pesëmbëdhjetë vjeç. Më dukej sikur liria ime duhej të fillonte së pari te trupi im. Dhe brava e derës aty, ishte pikërisht ajo cipëz e hollë, që ne mamitë në gjuhë mjekësore i themi “Himeni”, për të cilën duhej gjetur çelësi. Dhe atë çelës e gjeta shpejt tek një djalë, që ishte pesë vjet më i madh se unë. Ai më sillej përqark në atë moshë dhe unë, pa e zgjatur, pranova të futesha me të në guvën e një shkëmbi, përballë monumentit të Ali Pashë Tepelenës, në qytetin tim të lindjes, i cili i kishte dhënë atij edhe mbiemrin.

    Pasi dola marrakëmbësh nga shpella, përballë Ali Pashës, mendova se edhe Vasiliqia në atë moshë, ia kishte hedhur duart për mesi pashait të Janinës, kur ai e mori sipër kalit në sarajet e tij dhe e zhvirgjëroi për ta pasur për grua deri në fund të jetës. Por krejt ndryshe nga Ali Pashë Tepelena, pashai im frikacak, nuk donte të binte në sy të njerëzve, i shoqëruar me mua dhe shkau rrëzë mureve për të shkuar te shtëpia e tij, duke më thënë se plotësuam thjesht dëshirën e njëri- tjetrit. Sepse ai nuk mund të lidhte jetën me femër tjetër, pasi u kishte dhënë fjalën prindërve për një vajzë në rrethin miqësor të familjes, e cila nuk i afrohej për nevoja të përkohshme pa u martuar.

    Pra, më zhgënjeu qysh në çastet e para, ndonëse nuk kisha ndërmend të martohesha aq shpejt me asnjërin. Kur shkova në  shtëpi, mamaja më kuptoi nga një njollë që s’kishte lidhje me menstruacionet e mia prej dy javësh larg. Unë e frymëzuar nga liria trupore që kisha fituar, u detyrova t’i them asaj të vërtetën duke i treguar edhe emrin e djalit me të cilin atë ditë kisha shqyer derën e poshtme të trupit tim. Aty për aty, ajo nuk më ra në sy, por në mbrëmje më hëngri në besë dhe i tregoi babait. Ai si çdo lab i qytetit tonë, mori shkopin dhe më hyri nga koka të këmbët, derisa më nxiu fund e krye.

    E mbushur me zemërim dhe në shenjë hakmarrje, qysh të nesërmen ika nga shtëpia.  Shkova fshehtas te “Skoda” e një shoferi tepelenas që udhëtonte për në Shkodër, ku një kushërira ime vazhdonte mjekësoren për gjinekologji. Shoferi më uli menjëherë te vendi përpara dhe ashtu ika drejt Veriut teksa nga dritarja më frynte era e fuqishme e lirisë time fluturimtare.

    Pas pyetjeve ngulmuese të shoferit, për arsyen e arratisjes sime nga Tepelena, u detyrova t’i tregoj sinqerisht të gjithë ngjarjen time. Ai në fillim vetëm buzëqeshi dhe me një indiferentizëm të thjeshtë, më dha kurajë të mos bëhesha shumë merak, sepse vajzat e guximshme e rregullojnë shpejt jetën e tyre. Por më tej në Myzeqe, ku rruga filloi të shtrohej, zgjati dorën mbi kofshët e mia. Ishte tridhjetë e ca vjeçar, i martuar me dy fëmijë. Nuk desha ta lejoja të vazhdonte masazhet e tij epshore, jo vetëm se nuk ndjeja asgjë për të, por edhe se kishte rrezik të përmbyseshim në ndonjë kanal.

    -Ku e ke hallin?- e pyeta duke ia ngulur sytë me vërejtje te buzët që i dridheshin nën mustaqe.

    - Shoh shalët e tua si topçe dhe më ka hipur gjaku në kokë!- tha duke lëpirë mustaqet e tij pis të zeza.

    -Po për kokën, nuk mendon, se mund ta lëmë të dy në ndonjë kanal të Myzeqesë?!- i thashë e frikësuar.

    Ai buzëqeshi me drithtirë të çuditshme.

    - Më vjen keq vetëm për ty, se je kërthi e njomë, - tha me zë të zvargur, - se për vete nuk pyes po i lëpiva një herë ato kofshë të njoma që ma hoqën kapakun e kokës...

    Mendova se po ta kundërshtoja vendosmërisht, do të më zbriste diku rrugës dhe në ato kushte, kur kisha ikur nga shtëpia me duart bosh dhe vetëm me rrobat e trupit, do të ishte problem i madh, jo vetëm e nesërmja ime, por edhe rënia në duart e policëve që kisha parë shpesh gjatë asaj rruge. Ata mund të më çonin në degë e të më kthenin prapë në Tepelenë. Pashë me vërejtje mustaqet e tij të hijshme, prej burri të pjekur e të ngjeshur nga trupi, në krahasim me atë çunakun e hollë që kisha shkuar një ditë më parë. Dhe pa u menduar më gjatë, i thashë:

    -Nuk kam ç’bëj, para kokës, nuk më vlen më shumë ajo gjë, që ti e kërkon patjetër. Po ngaje makinën me mënd në kokë, se do të ta jap atë që të ka hequr kapakun...

    Ai gati sa nuk fluturoi dhe e uli shpejtësinë. Por ishte fare i paduruar. Sa kaluam Lushnjën, e futi makinën në një udhe qorre në mes ullinjve dhe më shtriu menjëherë te ndenjësja e gjerë e kabinës. Të them të drejtën aty pashë për herë të parë ç’eshtë një mashkull i vërtetë dhe i stërvitur me femrën. Ai bëri me një formë të butë por ngulmuese, ato gjëra të pamenduara kurrë nga unë, me të cilat i ndjeva mjaft të lehta edhe dhimbjet femërore të moshës. Të njëjtin proces mashkullimi më bëri për herë të dytë edhe në një kthesë të Baçallkut, pa hyrë në Shkodër. E përballova, si të them, edhe nga halli por edhe nga malli vajzëror, për një mashkull të ëndërruar në atë moshë, kur ne fillojmë të piqemi si femra. Rregullova te pasqyra flokët e shpupuritur, si të ndonjë pule kur i kërcen gjeli përsipër dhe mendova, bota qenka shume uritur për këtë sendin tim, që unë e nënvleftësoj...

    Shoferi më çoi në mbrëmje te kushërira ime në shkollën e mesme mjekësore. Ajo mahnitur nga vajtja ime e papritur më priti krahëhapur. Shkurt, bëri ç’është e mundur dhe unë u regjistrova në vitin e parë për ndihmësmjeke mami. Ajo mbaroi dy vjet para meje dhe u kthye të punonte në maternitetin e Tepelenës. Kurse mua, pas dy vjetësh, me shumë lutje e përgjërime më mbajti materniteti i Shkodrës.

    Ndërkohë shoferi që më solli në qytetin verior, erdhi disa herë të tjera, si në një livadh ku kishte kullotur më parë dhe unë për shkak të ngulmimit të tij dhe për dobësinë time femërore, provova kënaqësinë e përbashkët, derisa mbeta shtatzënë.

    Shoferi familjar, sapo mori vesh gjendjen time, nuk u duk më para syve të mi. Në atë rast, kuptova se mbarsja e femrës, është freri i vetëm që e stopon mashkullin fajtor. Dhe veprimi më i natyrshëm, që bëjmë ne gratë në raste të tilla, është heshtja dhe mbyllja e së vërtetës brenda vetes, për të mos e marrë sinjalin megafonët e shpërndarjes në largësi.

    E maskova barrën e muajve të parë, derisa i qava hallin drejtoreshës sonë, e cila më ndihmoi të gjej me qira një dhomë të vogël, në të cilën linda dhe rrita vajzën time. 

    Por fatkeqësia e vërtetë dhe dhimbja më e madhe në jetë, më ndodhi atëherë kur më vdiq vajza pesë vjeçe, nga një sëmundje e rendë, e pashërueshme, me gjithë përpjekjet e mëdha që bënë mjekët e spitalit të qytetit për ta shpëtuar.

    E vrarë rëndë shpirtërisht dhe e drobitur moralisht shkova në ministrinë e shëndetësisë në Tiranë, ku kërkova të largohem nga Shkodra, për të harruar dhimbjen. Ata më dërguan në maternitetin e Gramshit. Ndonëse ishte një vend i mbyllur, pranova të mbyllem edhe vet brenda dhimbjes sime. Aty isha krejt e panjohur dhe mund ta nisja jetën nga fillimi. Tashmë në moshën afër të tridhjetave, gjëja e parë që më duhej ishte dashuria në kuptimin e gjerë të kësaj fjale, për një familje, ku burri i munguar mund të më bënte ta harroja trishtimin që më kishte çuar aty.

    Materniteti i këtij qyteti të vogël kishte një autoambulancë të re, të cilën e punonte një shofer i vjetër, që dikur kishte qenë hoxhë. Shkova me të disa herë në urgjencat fshatrave, për të sjellë gratë në lindje, por ai nuk kishte fuqi të ngrinte barelën në krahun tjetër dhe ta zbriste bashkë me mua. Për këtë shkak u gjend diku një djalë fshatar, i ri dhe i fuqishëm mbi njëzet vjeç. Por çuditërisht ai ishte i ndrojtur dhe i turpshëm si vajzë, përpara grave, kur ndodhte t’i zinin dhimbjet e lindjes gjatë rrugës. Në atë profesion që kisha marrë unë, organet e riprodhimit ishin objektet më të natyrshme të punës sime. Prandaj m’u desh që kur shkonim bosh drejt fshatrave, t’i nxirrja turpin atij deri në atë shkallë, sa i merrja dorën vetë dhe ia vija te kofshët mia. Më së fundi atij djali të ndrojtur, filloi t’i zgjohej zogu i përgjumur dhe më kërkoi t’i shkoja për t’i bërë kursin e praktikës te dhoma e tij, në një barakë afër maternitetit, ku gjysmën e kishte zënë garazhi i autoambulancës.

    Pra, kështu nisi për mua një periudhë e re, kur fillova të harroj dhimbjen e hidhur të Shkodrës dhe të shijoj ditët e një lumturie të plotë femërore, me një mashkull të ri dhe të pashëm, të cilin po e stërvitja vetë, në të gjitha proceset teorike e shkencore të aktit seksual që kisha mësuar nga tekstet e shkollës. Ai bindej jo vetëm pa përtim, por edhe me një vullnet të fuqishëm, për të mësuar sesi mashkulli mund të bashkëjetonte aktivisht me një femër të zjarrtë jugore, siç isha unë.

    Ajo që kishte rëndësi, ishte se unë ndjeja me atë njeri plotësimin e të gjitha nevojave seksuale që më kishin munguar, që nga koha e kaluar, kur më kishte zhvirgjëruar ai djali tepelenas, po sidomos nga shoferi që më kishte lënë shtatzënë. Veç kësaj, si të them, ndjeja edhe superioritetin femëror mbi këtë mashkull, trupin e të cilit e komandoja si një manekin dhe e vija në funksionim sa herë të doja dhe kur të doja. Duke kaluar orët e vona të natës deri në mëngjes, aty te baraka e tij e veçuar në një cep, poshtë maternitetit.

    Gati një vit e ca, pas marrëdhënieve tona të fshehta, po vija re se nja dy mami të reja po i vardiseshin, duke përfituar nga butësia e tij e padjallëzuar në punë, për ta ngacmuar me ndonjë puthje gjoja në faqe nëpër cepat e korridorit. Kjo gjë filloi të më acaronte nervat dhe zura ta këshilloj rreptë, se ato mësime që kishte marrë nga unë, nuk duhej kurrsesi t’i shpërdoronte për t’i praktikuar me ato çupëlina, se përndryshe do ta pësonte keq.

    Mirëpo në disa raste, nuk janë shokët që ia prishin mendjen një djali, të mërzitet me femrën që përdor, po femrat e tjera që e tërheqin me lajka dhe ia bëjnë mendjen dhallë. Nuk e kisha kapur kurrë të fuste ndonjërën prej vajzave te baraka, ku i bëja sytë katër. Por ftohjen e tij pak nga pak me mua nuk mund të mos e kuptoja gjatë frekuentimeve të fundit që i bëja trupit të tij me duart e mia. Mezi po e sillja në formë të plotë, me gjithë masazhet fizike dhe orale që përdorja në organin e tij. Ajo që ne i themi ereksion mashkullor, po më lodhte së tepërmi për ta sjellë deri te orgazma. Pra lodrën më të bukur e më të shkëlqyer të jetës sime ma kishin prekur e dëmtuar ca duar trazavaçe të pakujdesshme.

    Po vija re se robi i kënaqësive të mia, po mundohej të më shmangej edhe kur më shihte përballë korridorit në largësi. Madje tani edhe kur shkonte fshatrave për të sjellë gratë në lindje, drejtoresha e maternitetit i vinte në shoqërim ndonjërën nga mamitë e reja, ndoshta me dëshirën për të mos më lodhur mua që i kisha kaluar të tridhjetat. Kështu që ai e shtynte gjithë kohën ditore larg meje. Por natën unë i hyja te baraka ku flinte dhe si një fëmijë të prapë zija ta këshilloja ta hiqte mendjen nga ato budallaqet mendjelehta që donin të “talleshin” me të.

    Natyrisht, ai ishte në këtë kohë krijesa mashkullore e vënë në funksionin e gjinisë së tij, nga unë dhe mendoja se asnjë femër tjetër s’kishte të drejtë të ma merrte nga duart. Për këtë arsye, isha gati të bëja çdo veprim mizor si për të, edhe për ato hajdute të reja, që donin të më vidhnin dashurinë e vetme.

    Në njërën nga ato netë, pas shumë kohe që kisha kaluar në dhomën e tij, ai i kishte vënë grepin derës nga brenda. Nuk e dallova dot, flinte apo ishte mbyllur aty me ndonjërën nga ato macet që i lëpiheshin. U solla përqark barakës një copë herë duke i pëshpëritur në të çarat e dërrasave thirrjen në emër. Por ai s’bëhej i gjallë. Më hipi gjaku në kokë dhe shkova me vrap në kuzhinë, ku mora fshehtas një thikë të gjatë. U ktheva te baraka në errësirë dhe pasi e futa majën e saj deri te grepi metalik, e hapa atë. Robi im nuk flinte, por shqeu sytë kur ndeza dritën dhe më pa me thikë në dorë.

    -U çmende?- pyeti i llahtarisur.

    - Do të të ther, - i thashë me sy të çakërritur sa për t’i futur frikën. - po më thuaj me cilën nga ato kuçkat shurraqe ke shkuar këtu, që ke mbyllur derën?...

    -S’kam shkuar me asnjë...- tha duke u kaluar gjuhën buzëve të thara nga sikleti.

    - Ç’ke atëherë që mbyllesh këtu si Oso Kuka, ku e ke hallin?

    Nuk foli për pak sekonda vetëm u përtyp për të gjetur justifikimin.

    - Nuk kam qejf !... - tha pas pak.

    - Jo, more surrat, të paska ikur qejfi tani ty, që mezi duroje sa të hiqja të mbathurat.

    -Nuk dua më! – tha duke vështruar thikën që e mbaja shtrënguar mbi kokë.

    -S’dashke më të hash pjatën me pelde që të nxori nga pelenat, se pe pjatat me përshesh të atyre të zuskave të tjera... T’u duk e ëmbël kur e mbushe lugën tek unë?!...Tani shtyhu tutje në të dhimbset jeta, se do shtrihem aty të shoh të hahet, apo të ka ikur oreksi kot.   

    Ai bëri më tej nga rrëza e dërrasave që rrethonin barakën dhe unë mora një rrip nga ata të barelave, ku mbarteshin gratë për lindje që ndodhej aty brenda. E përdrodha duke e lidhur te koka metalike e krevatit dhe i thashë me ton të ashpër:

    -Futi duart këtu, të të ushqej pa merak, se mos ma përmbys pjatën!...

    U bind çuditërisht, bile e përdrodhi vet rreth njërës dorë, derisa ia lidha dhe tjetrën duke kapur me togëzën përkatëse. Atëherë lash thikën mbi një tryezë të vogël të mbuluar me gazetë aty pranë shtratit dhe fillova ta zhvesh. Fëmija im me mjekër të parruar atë ditë, mbylli sytë për të pritur procesin e zakonshëm të masazhimit që fillova t’i bëj me duar e me gojë.

    U lodha dhe u djersita, por ngjala e tij e trullosur nuk po ngjallej, dukej sikur kishte ngordhur... I a ngjesha gjirin te goja:

    -Pi, të piftë kullufraqi! - i  bërtita fëmijës tim me anoreksi të  theksuar.

    Por ishte e pamundur. Organi tij kishte vdekur, ndoshta nga frika, por ndoshta edhe nga mosdëshira. Gjithsesi unë e kisha përdorur atë njeri me një dashuri mizore, siç më kishte përdorur mizorisht edhe jeta mua, duke më mohuar çdo dashuri njerëzore.

    Ah, ç’më keni bërë moj kurvicka të vogla, që s’gjetët meshkuj të tjerë, po më hoqët riskun e vetëm të jetës sime, thashë me vete krejt e dëshpëruar dhe më pikuan lotët mbi kofshët e tij të zbuluara.

    E vesha dhe i zgjidha togëzën e rripit nga duart. Pastaj e putha gjithandej kokën e tij prej fëmije madhor dhe ika duke qarë...