ENGJËLLUSHE GABA - Intelektuale, Milano – Itali

 

POETI MATO E BËN VDEKJEN TË VDESË NË JETË DHE JETËN TË JETOJË EDHE NË VDEKJE.

 

        Muza juaj, poet Mato, nuk më befason më fare. Ajo gjithnjë ka qene e mbetet e ulur këmbëkryq brenda kësaj bote kaotike, ku pulson jeta njerëzore, Aty brenda ku bashkëfrymojnë nuancat e ekzistencës, jeta dhe vdekja,virtyti dhe vesi,e bukura dhe e shëmtuara,dashuria e urrejtja, malli e pikëllimi, gazi e loti…Ndaj, përderisa edhe vdekja është një proces kaq i natyrshëm, nuk më befasoi aspak muza juaj frymëzuese, po diçka tjetër me çuditi, natyrshmëria e vargut, thjeshtësia e bukuria artistike me të cilën arrini ta bëni lexuesin të shikoje si në celuloid filmin ''Udha e jetës'' do ta quaja, ku atë pabarazi që nuk mundi ta zhduke banesa e përkohshme, arrin ta bej aq lehtësisht ndërrimi i banesës, ( poezia “Ndërrimi i banesës”)...Edhe pse në vargje është shkarkuar një testament shpirtëror, edhe pse brenda tyre është shtamposur vdekja, përsëri nuk ndjehet dhimbje, keqardhje. Mbase ngaqë vdekja pranë te dashurve, mbetet një vdekje e kënaqshme, mbase ngaqë poeti e bën ''vdekjen të vdesë ne jete dhe jetën të jetojë edhe në vdekje”, mbase...'' Do t’ju komplimentoj edhe për mesazhin përcjellës me këta vargje profesor:

''Oh, qamëni para se të vdes,
t’u mbledh lotët e zemrës!…''

          Mesazh që unë e deshifrova kështu :''Dhuroni dashuri, mirësi edhe me fjalë, nderoni e respektoni njeriun sa të jetë gjallë, që të ketë mundësi t'i marrë me vete si kujtim edhe në banesën e përhershme, se pas vdekjes nuk kanë aq vlerë as lotët, as fjalët, as malli apo dashuria. Komplimenti poet !