KLAUDETA E PETRIKA RIZA AKTORE TE TEATRIT TE KORCES

Urime... urime... urime dhe vetëm urime, për këtë perlë poetike... o Vullnet me vullnet të papërkulur... me durim e këmbëngulje të rrallë, për talentin... për muzën... për artin e bukur... pasionin e madh e mjeshtërinë artistike... për fuqinë e pashtershme të shpirtit të paepur... për emocionet e fuqishme që na shkakton... për mallin që na sjell... për dhimbjet që na kujton... për modelin që shpërfaq... për heroikën njerëzore... për apelin e mesazhin me aq art... burrëri e dinjitet... Vetëm një njeri i jashtëzakonshëm i rrahur nga dallgët e jetës... i regjur nga furtunat e stuhive të detit... i rreshkur nga ajri i pyllit... i pjekur nga erërat e malit... i kalitur nga rrebeshet e kohës e shkreptimat e motit... e të gjitha së bashku... të mbrujtura me shpirtin e përvuajtur e talentin e padiskutueshëm dhuruar nga Zoti... mund të thurë vargje të tilla që të ngulen në mendje... të lënë mbresa të pashlyeshme e të bëjnë të ndjehesh krenar... dinjitoz... fisnik... burrëror e i aftë për të besuar e shpresuar tek e ardhmja... Me shumë respekt... dashuri e mirënjohje e admirim... Klaudeta e Petrika Riza

 

DHE PERGJIGJA IME:

Te dashur miqtë e mi të shtrenjte, KLAUDETA dhe PETRIKA RIZA, nga Korca magjike, ku u lidh zemra ime qysh në rini !

Në këto ditë të përvëluara vere, kur njerëzve u pikojnë djersët në trup, mua më pikuan lot mallëngjimi, kur lexova komentin tuaj për poezinë time "Me pasionin tim, mos qoftë askush" Në këtë botë me shumë lot mjerimi, është lumturi e madhe, kur ndjen se ka edhe njerëz të mrekullueshëm që të bëjnë të lotosh nga kënaqësia e fjalëve të tyre të arta, frymëzuese e fuqidhënëse për një autor letrar dhe krijimin e tij. Ky është shpërblimi më i madh për penën time, është shkëlqimi që i japin njerëzit e shkëlqyer, për të mos u ndryshkur kurrë! Faleminderit, faleminderit shumë herë, zoti ua shpërbleftë me dashurinë e tij madhështore!

Vullnet Mato -Tiranë 16 korrik 2013