SI TA UROJ KËTË POET

Sergio Hizma - emigrant ne Itali

Që të urosh një poet,
Jo, jo, jo, nuk është e lehtë,
Nëse pena nuk rrëshqet
Si ngjala në tok e det.

Shkruaj mos të dridhet dora,
Për kolosin tonë nga Vlora,
Për yllin në metafora,
Fjalëbukurin si Aurora.

Ditën që nëna të lindi,
U rikthye Esenini,
LA Fonteni dhe Pushkini
Andersen, ti je i yni.

Nga loti yt prej fëmije,
Nga rrahjet që të bën zemra,
Rrodhën lumenj dashurie,
Me mjaltë e ndjenja brenda

Penën ngjyen në gjak të zemrës
E freskon në fllad të shpirtit,
Mëkon me dashurinë e nënës
Lule çel çdo ditë të vitit.

Kur dëgjon valët e detit,
Që në vargje shushurijnë,
Nëpër vargjet e poetit,
Gjethet dhe zogjtë cicërijnë.

Lum ç’ka rritur Saranda,
Thesar që s’e gjen në banga,
I ndrin rubini në kurorë,
Qytetar Nderi në Vlorë.

Trëndafil i kuq me erë
Nder i nënës sonë FTERRË,
Si kristal me ujë Ixori
Vullnet Mato, profesori.

Për çdo temë e për çdo gjë,
Pa përshkruar s’lë asgjë.,
Me majën e penës,
Me flladin e ndjenjës.

Na ke ndezur zemrat zjarr,
Që në Vlorë e Gostivar,
Me fjalën margaritar,
Po shkëlqen ndër shqiptar.

Prandaj e kam të vështirë,
Për ato që s’i them dot,
Se ti po sjell xhevahirë,
Me penën tënde të fortë...