TE DO FTERRA TY POET

Mentor Thaqi

TË DO FTERRA, POET
( Kushtuar poetit Vullnet Mato)
 

E kam parë me sytë e mi,
atë Nderim-Monument,
në Fterrën Nënë Emrin e TIJ,
skalitur-gdhendur gjallë në Shkëmb!

Dhe vërtetë u ndjeva bukur,
kur isha bashkë me Agimin,
ajo dorë e lehtë krahëflutur,
TY Poet t´kanë dhënë Bekimin!

Të shikonin drejt në sy,
bashkëfshatarët tuaj të ndershëm,
donin t´thonin: Të duam TY,
dashurinë e kem përhershëm!

Ai shkëmb mali, shkëmb i gjallë,
ballë për ballë me Nënën Fterrë,
të mbanë n´zemër, PLIS në ballë,
pikon jetë dhe kurrë s´do shterrë!

Je i madh, vëlla i dashur, Vullnet,
Madhështia të vjen nga rrënjët,
rrënjë t´ngulitura në Fterrë përjetë,
Fterriotët të nderojnë me Emër!

T´fala zemre nga Gjermania, gjithëmot
Ty Vullnet, xha Agronit, Feksorit, Bardhylit,
Rexhos, Profitit, ..., secilit vëlla fterriot,
dashurisë sonë vëllazërore, vulë prej dyllit!

Urim dhe bekim, nga shpirti im
bashk me Agimin, vëllaun tuaj-tim!


Mentor Thaqi VS. 08.07.2012
(ad hoc, i frymëzuar nga ajo Rrasë Shkëmbi)