MILIONAT E MIA

Nga shumëzimi vetjak
babai dhe nëna,
shtuan gjashtë djem,
pas një vajze.
Ngritën gjashtë
shkallë guri të rënda,
për t’u ngjitur të dy
në qiell parajse.
Pesë, nga ne
zgjodhën rrugë rastësie.
Të shkathët
në biznes dhe zanate,
mblodhën secili
milionat e tyre.
Unë mblodha libra,
mbusha rafte.
Tokat e babait
i ka kush s’i kishte.
Emrin s’e kam
në libreza me para.
Figuroj
në kopertinat e letrave shqipe.
Fle te dhomat e sime bije
pa qira...
Krejt i lirë
nga hipotekat dhe bankat,
pres pa qira të shkoj
dhe në qiell.
Por kësaj bote
nuk i lë pas kamata,
borxhe apo detyrim
të pashlyer...
Thonë se
në qiell i kam të gjitha
milionat e nevojshme
që më munguan në tokë.
Veçse aty
do të më mungojë drita,
rrezatimi që kam këtu
nga miq e shokë...

 

Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145