DEBIMI NGA TOKA DHE QIELLI

Kam takuar njeriun
më të rrallë të globit,
përdhunuesin e një
minorenie të shenjtë,
dënuar përjetësisht
nga mallkimi i Zotit,
mos pranohet në tokë,
as në qiell kur të vdesë.

-Tentova të vras veten
tri herë me radhë,-
tha mëkatari i dënimit
të pazakonshëm, -
vetëvrasjen s’e kryej dot
me asnjë armë,
Zoti më ndal dorën
në çastin e kobshëm.

S’të pranoj, më thotë
me zë të padukshëm,
të më ndysh ferrin,
as parajsën jo se jo,
se e kam plot femra
Edenin e këtushëm,
po dhe nëntokën ku ti,
pa mëkate s’duron dot!...

Tani unë pres
dhjetëvjeçarët e ardhshëm,
kur rruga për në galaktika
të jetë shtruar,
dhe njerëzit të vizitojnë
planetët e ngjashëm,
të shkoj të vdes
te ndonjë planet i pabanuar...

 

 


Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145