TAKIM I PAPRITUR
Takova “Atë”,
që kam dashur dikur,
në moshën e bardhë
kur të dehin lulet.
Tani ajo është grua
dhe unë jam burrë.
Fëmijët na kanë rrëmbyer
të gjitha puthjet.
Por ajo prapë
më bëri të mendohem
me vështrimin e saj
thellësisht të menduar.
Thonë se dashuria e parë rizgjohet,
dhe ika me kujdes,
si nga një shteg i minuar…