BUKURIA MËKATARE
Duke gjykuar thjesht,
siç thonë dhe librat fetarë,
se mëkaton edhe kur
dikush tjetër të pëlqen,
gratë dhe burrat dalin
të gjithë tradhtarë,
se rrallë gjen ndonjë
pa mëkatuar me mend.
Veçse nga ne burrat
kërkohet frenimi mizor,
as të mos imagjinojmë
femrën e bukur të tjetrit,
edhe kur na ndez stuhinë
brenda gjakut mashkullor,
edhe kur na troket takat
mbi damarët e nepsit.
Po kur ngacmimet e saj
na vijnë direkt në sy,
na bëjnë të marrim
malet çmendurisht,
të mëkatojmë padashur
me çdo virgjëreshë Mari,
që mund të ketë mbetur
pa u bërë nënë me Krisht.
Se ka femër që po të pa
dy herë me radhë në sy,
mund të verbohesh e të
godasësh me kokë murin.
Dhe po buzëqeshi ajo
për disa çaste me ty,
do të çmendesh patjetër,
se të ka hequr trurin.
Pastaj po të zhvishet
para teje krejt lakuriq,
duhet të hapet dheu
të rrokullisesh brenda.
Se edhe po të mbetesh
për disa kohë eksiq,
ke për të vdekur shpejt
nga dridhmat e rënda...
Ndaj ne i lutemi Zotit,
të mendohet pak më hollë,
kur sajon figura femre
me bukuri aq të rrallë,
ose të mos i lërë Evat
të na joshin me mollë,
ose të na stakojë sytë,
kur ato dalin përballë;