DËSHIRA E SHTHURUR

Po plakëm dhe dëshira
më ndez flakërime,
lan gushën dhe gjinjtë
me rrezet e diellit,
lyen buzët
me të kuq perëndimesh
ndërron fustanet
si gjethet e prillit.

Ajo më ikën netëve
në diskoteka e klube,
ha akullore, përtyp
çamçakëz te dhëmbët,
psherëtin në stola
parqesh me lule,
pranon mes gjunjëve
t’i shtrëngohen këmbët.

Dëshira më zhvishet
krejt lakuriq,
ngre gjoksin përpjetë
të sfidojë moshën,
shtrihet plazheve,
për t’u thekur me miq,
me dy gisht tanga
në rrëzë të kofshës.

Ka ca mani të reja
pijesh dhe qejfesh,
bredharakja ime
si femër pa burrë,
kërkon të shëtisë
të gjithë kontinentet,
moda dhe epshet
s’po i shuhen kurrë.

Veshur me të ngushta,
t’i duken format,
mori patentën
dhe bleu veturë,
puthet me mikun,
kur fluturojnë gomat.
Ç’më gjeti në pleqëri,
dëshira m’u bë kurvë!...

 


Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145