MOS MË IK!...

Faqen mollëzave
me ato hove flake.
ma mbaj përmbi faqe,
të harroj të plakem.
 
Buzën, si ventuzë
ma lër përmbi buzë,
gjallë sa të jem,
dhimbje të mos kem.
 
Syrin që gazmon lot
zbrazma në një gotë,
ta pi si sarhosh,
të mbetem djalosh.

 

Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145