ROMJA QË MË DESHI

Ndjeva se s’kisha lindur
aspak racist,
kur zjarri i gjakut
m’u ndez keq për vajza.
Te një kumbull rome
m’u ngjitën sytë,
aq sa u çmenda
për kokrrat e saja.

Ajo qe e para ku desha
të provoj djalërinë
dhe rashë me kokë
në thellësinë që nxinte.
Thashë më mirë
të mbytesha te ajo rominë,
të ma shuante tërësisht
prushin qe me digjte.

Ajo drithërohej si gjethja
kur i fryn lehtas flladi,
dhe afshin përvëlues
ma gurgullonte në gjoks.
Aq sa, kazani i piteve,
ku hojet kullojnë mjaltin,
nga rrotullimi i fuqishëm,
nuk shkundet më fort.

Do jetoja dhe në kasolle
braktisur nga çobenjtë,
me atë rome që shpirtin
tejpërtej ma dëfrente,
sikur ai romi plak
që martoi të bijën shpejtë,
gaxhonjtë e bardhë
aq shumë mos t’i urrente...

 

Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145