GRUAJA ME FUSTAN PRINCESHE

Ai zgjodhi dhuratë fustan princeshe,
të zbukuronte gruan ndër shokë e miq.
Ndonëse për vete më tepër pëlqente,
kur trupin e saj e shihte krejt lakuriq.

Por, kur ajo fustan princeshe veshi,
u bë më e bukur nga ç’kishte trupin.
Tërhoqi një tjetër me fuqi magneti.
Ai në vetmi filloi të përtypte turpin.

Dhe tha: Më lezet pate me të vjetrin,
kur dukeshe e bukur vetëm për mua;
Nuk të bëra princeshë për atë tjetrin,
të më bëje eunukun tënd të shëmtuar...

Gruaja e penduar thellë nga marrëzia,
foli së fundi me një ëmbëlsi të paparë:
E keqja ne grave na vjen nga bukuria!
Dhe hodhi fustanin e princeshës në zjarr.

Burri tha: S’kish faj fustani që veshe,
por duhet të dije se gratë e botës mbarë,
nuk zbukurohen me pamje princeshe,
për t’u bërë gjah i princave gjahtarë!...

 


Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145