DON ZHUANI I FAMSHSHËM

Doni francez i quajtur maniak femrash,

ishte gjithashtu dhe një burrë i zgjuar.

Me shkathtësinë e vet si magjistar zemrash,

arriti të bëhet në botë njeri i shquar.

 

Kishte sy magjik që i robëronte gratë,

sapo u afrohej me shikimin e parë.

Pastaj ato prapa i shkonin përnatë,

sikur shndërroheshin qingja manarë.

 

Arriti të bëjë kope të madhe me femra,

ndryshe nga haremet me fustanebardha,

ku sulltani mbante tufa skllave pa zemra,

për të fjetur me to, kur u vinte radha.

 

Kurse Doni i linte të lira francezet zonja,

pa dashur të bëhej si gjeli në kotec pule,

sepse i lidhte me fije ndjenjash të holla,

pasi u dhuronte puthjet me tufa lule.

 

Thonë se një baroneshë plakë e shëmtuar,

shkeli edukatën, amorin e famshëm shau,

duke zbrazur mllefin:“Njeri i degjeneruar,

që vrapon pas fustaneve, si qen gjahu!”

  

Don Zhuani ia ktheu ëmbël duke qeshur:

“Po të ishe bukuroshe, ti do flisje bukur,

dhe do më ndiqje marrëzisht, duke rendur,

derisa të zhvatje prej meje një të puthur;

 

Mua s’më krijoi natyra për tituj emrash,

as për bankier, të kyç kasaforta të mëdha,

por së pari burrë, të hap brava femrash,

si mashkull i aftë për marrëdhënie me gra...

 

 

 

 

 


Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145