NGJARJE DITE

Një notë aritmetike te maja e stilolapsit,
befas u bë benz dyqindepesëdhjetë kuajfuqi.
Vajza e komshiut shkëmbeu puthjet e çastit,
me bluzën e bardhë të pavionit në mjekësi.

Autoambulanca përcolli tre të sëmurë sot
te banesat e mermerit mbyllur hermetikisht. 
Tre të diplomuarve te rruga e xhepave bosh,
tenxherja pensioniste u dha drekën bujarisht.

Dita e sotme shënoi te kronika “Jeta e qytetarit”:
Shëtitja e mbrëmjes u bë mes plehrave aromatikë.
Veturat u kthyen natën, breshka të trotuarit.
Kashta e Kumtrit hodhi mullarë me pluhur kozmik.

 


Contact

Krijimtariaime

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi
Pallati 3 shk.7 ap.66
Tirana, ALBANIA


Tel: +355 4 236 5201
Cel: 069 2275145